
Radio Vati filloi punën me program 18 orësh më 14 Prill 1994, pas vetëm dy muajsh programi eksperimental, ndërsa tani emiton program të plotë 24 orësh nga të cilat 18-20 orë të prodhimit vetanak.
Në kohën kur filluan të veprojnë shumë mediumë të pavarura, posacërisht për ne të rëndësishme ato në gjuhën shqipe, Radio Vati që në start u veçua me punën e cilësisë së lartë. Edhepse është radio lokale, numri i dëgjuesve është shumë i madh. Sipas hulumtimeve të kryera nga insitucione të ndryshme nga vendi dhe bota, Radio Vati ka mbi 85 mijë dëgjues në ditë, me potencial që ky numër edhe më tej të rritet.
I udhëhequr nga një ekip entuziastësh të prirë nga gazetarë më përvojë, Radio Vati fitoi një numër të madh dëgjuesish dhe admirimin e tyre. Të koordinuar mirë, me program të larmishëm dhe me vullnet të madh për punë, synuam të arrijmë sukses dhe këtë e realizuam.
Në skemën programore të Radio Vati-t me një balans të përsosur janë të përfshira emisionet informative dhe emisione të specializuara nga sfera të ndryshme përfshirë këtu ato kulturore, edukativo-arsimore, ekonomike dhe politike. Të gjitha këto të kombinuara me tema argëtuese dhe muzikë të zgjedhur të zhanreve të ndryshme, i kënaqin nevojat dhe dëshirat e dëgjuesve tanë pa marë parasysh moshën e tyre.
Dëgjuesve tanë iu falenderohemi për besimin e shprehur dhe mbesim me shpresë se edhe shumë vite me radhë do t’i ndajmë së bashku të gjitha sukseset dhe arritjet e mëdha.
Maqedonia e Veriut 1000 Shkupi, Rr. „Vanco Mickov“ 17-b
tel. +389 2 3063 086
fax +389 2 3074 625
e-mail: info@vati.com.mk
web-site: www.vati.com.mk

Интернет емитување | ||
Врска | Формат на интернет емитувањето | |
Слушај / Dëgjoni ![]() |
![]() |
|
Радио емитување | ||
УКВ емитување - град | Фреквенција - MHz | Предавател, моќност, RDS, (детали) |
Скопје | 88.4 | Средно Водно, ![]() |